Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë me 29 maj do të luaj ndeshje miqësore kundër Bosnje e Hercegovinës në Sarajevë. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që ditë më parë, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, që përmes faqes së saj zyrtare ka bërë të ditur se data dhe koha e saktë do të caktohen në mënyrë plotësuese.
Ndeshja midis dy ekipeve përfaqësuese nga Ballkani do të zhvillohet në Sarajevë në stadiumin “Asim Ferhatoviç Hase”, përcjellë “infOSport.mk”.
Përfaqësuesja futbollistike e Bosnje e Hercegovinës, e udhëhequr nga kapiteni Edin Xheko, siguroi një vend për të Kampionatin Botëror të këtij viti në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pasi në duelin final të “play-off”, mundi Italinë e Xhenaro Gatuzo përmes ruletit të penaltive.
Ndeshja kundër Maqedonisë, përfaqësueses futbollistike të Bosnje e Hercegovinës, do i shërbente si gjenerale para ndeshjes së parë në kuadër të Kampionatit Botëror, që starton me 11 qershor me ndeshjen midis Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Ndryshe, Bosnje e Hercegovina ndeshjen e saj të parë në kuadër të Botërorit 2026 do ta zhvillojë me 12 qershor kundër një prej nikoqirëve të këtij Botërori, Kanadasë. Ekipi boshnjak bën pjesë në grupin “B” së bashku edhe me Kanadanë, Zvicrën dhe Katarin. (infOSport.mk)

