Ministri i Sportit, Borko Ristovski, priti medalistët evropian në mundje, Azizin dhe Ananiev

Pas suksesit në Kampionatin Evropian U15, ku fituan medaljet e bronzit në Samokov të Bullgarisë, gjatë ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Sportit nga ana e numrit 1 të këtij institucioni të lartë sportiv, Borko Ristovski, u mirëpritën dy mundësat, Abdulaziz Azizi dhe Lluka Ananiev, njofton “infOSport.mk”.

Gjatë takimit, ministri i përgëzoi që të dy mundësat për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe shprehu vlerësim të veçantë për trajnerët e Federatës së Mundjes së Maqedonisë së Veriut dhe të Klubit të Mundjes Shkupi, duke theksuar përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhshme me mundësit e rinj.

Ai theksoi se sukseset e tilla janë rezultat i punës së përbashkët të sportistëve, trajnerëve dhe institucioneve sportive, ndërsa investimi në gjeneratat e reja është rruga e duhur për zhvillimin e mundjes dhe sportit në vend.

Ditë më parë, Abdulaziz Azizi së bashku edhe me Lluka Ananiev, gjithashtu fitues i medaljes së bronzit në Europianin U15, u shpërblyen edhe nga Federata e Mundjes së Maqedonisë së Veriut, me në krye me presidentin Dejan Bogdanov.

Leave a Reply