Sedlloski: Turqia një kombëtare cilësore me futbollistë të nivelit europian

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot në Stamboll kundër Turqisë do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, që trajnerit Goce Sedlloski do ti shërbejë si parapërgatitje, por edhe pasqyrë e ekipit, me të cilin do të tentojë që të bëjë më të mirën në kuadër të Ligës së Kombeve, por edhe në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2028.

Në prag të takimit kundër kombëtares turke, një nga pjesëmarrësit në Botërorin e këtij viti, trajneri Sedlloski thotë se është një shans i mirë për të testuar cilësitë e ekipit të ri që po krijohet.

“Turqia është jashtëzakonisht një kombëtare shumë cilësore me futbollistë që performojnë në nivelet më të larta evropiane. Për ne, kjo është një tjetër provë e rëndësishme në procesin e ndërtimit të ekipit. Nuk kemi shumë kohë për të punuar, por jam i kënaqur me qëndrimin dhe angazhimin e lojtarëve. Dua që të paraqitemi në një pasqyrë edhe më të mirë dhe të tregojmë se mund të përballemi me kundërshtarë të këtillë në mënyrë të barabartë”.

“Kemi shumë lojtarë të rinj në skuadër, përfshirë shtatë nga kampionati vendas. Është e rëndësishme që të gjithë të ndiejnë se çfarë do të thotë të luash për ekipin kombëtar dhe gradualisht të përshtaten në sistem. Rezultati është i rëndësishëm, por është edhe më e rëndësishme të ndërtojmë një lojë dhe hemi ekipore “, – shtoi Sedlloski, i cili sot pritet të zbres me një formacion ndoshta më ndryshe nga ai me Bosnje e Hercegovinën, kur në Sarajevë “verdhekuqtë” kishin barazuar pa gola. (infOSport.mk)

Leave a Reply