Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë, ka pësuar disfatë 4:0 në Stamboll përballë Turqisë, një nga kombëtaret pjesëmarrëse në Botërorin e këtij viti që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse turqit e filluan ndeshjen me një formacion të kombinuar, me yjet kryesore që kishin mbetur në bankinë, ata fitoren e tyre e paralajmëruan vetëm pas 62 sekondave lojë, kur me anë të Orkun Kokçu kaluan në epërsi 1:0.
Pas këtij goli Maqedonia u lirua nga presioni i vendasve, duke u kanosur me anë të Jani Atanasov, që tentoi nga një distancë prej jashtë zonës, mirëpo pa arritur qëllimin.
Në anën tjetër Turqia, në minutën e 16-të shënoi edhe golin e dytë, që ishte pjesën e Xhan Uzun.
Maqedonia rastin më të mirë për të shënuar gjatë 45 minutave të para e kishte në minutën e parafundit, kur Ezgjan Alioski u gjind shumë pranë golit dhe në pozitë të mirë për të mposhtur portierin e vendasve, mirëpo nuk i’a arriti qëllimit, ndërsa në vazhdim të aksionit topi i devijuar preku sulmuesin Azer Omeragiç dhe përfundoi në rivënie fundore.
Edhe përkundër ndryshimeve të shumta në formacionin e Sedlloskit, loja e Maqedonisë nuk ndryshoi, ndërsa pavarësisht se i njëjti u vendos për një formacion më mbrojtës, turqit në minutën e 53-të na ndëshkuan edhe me golin e tretë, që këtë herë ishte vepër e sulmuesit të Portos, Denis Gjul.
Rezultatin përfundimtarë të takimit, Turqia 4, Maqedonia 0, e vendosi futbollisti i Galatasarajit, Barësh Alper Jëllmaz me golin e shënuar në minutën e 70-të, kur përfitoi nga një super aksion, pjesë e të cilit ishte edhe Arda Guler, që me thembër kishte pasur brenda zonës për Kahveçin, ndërsa ky i fundit si me dorë kishte gjetur Jëllmaz, që shënoi një gol mjaft të bukur në rrjetën e Davor Taleskit, që sonte kishte debutimin e tij me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë.
Përveç tij, sot me fanellën “verdhekuq” debutuan edhe Darko Dodev dhe Sefer Emini, që në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë në vend të Atanasov.
Kujtojmë ditë më parë, Maqedonia barazoi pa gola ndaj Bosnje e Hercegovinës në Sarajevë.
Këto dy ndeshje trajnerit Sedlloski i shërbyen si parapërgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve, kur brenda 12 ditëve do të zhvillojnë 4 ndeshje. (infOSport.mk)


