Sedlloski: Faji është te unë, jo tek futbollistët

Në konferencën e zakonshme për shtyp pas ndeshjes kundër Turqisë në Stamboll, doli vetëm trajneri Goce Sedlloski. I njëjti morri përgjegjësinë për disfatën e rëndë 4:0 të përfaqësueses së Maqedonisë, duke kërkuar që në këto momente futbollistët të lihen të qetë, kjo pasi bëhet fjalë vetëm për ndeshje miqësore, e përmes të cilave do të kërkohet ndërtimi i skuadrës që e gatshme do të pret ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dua të përgëzoj Turqinë për këtë fitore, them se na mundi me meritë. Vërtetë janë një skuadër e shkëlqyer e mbushur me futbollistë cilësorë. Humbëm 4:0, dhe jam unë që e marrë përgjegjësinë e plotë, pasi unë vendos për lojtarët që luajnë. Ishte kjo një ndeshje miqësore, ndaj dhe ju dhashë mundësinë të gjithë futbollistëve. Duhet të mësojmë shumë nga këto ndeshje. Është e vërtetë, kemi katër ndeshje pa gol të shënuar. Po punojmë në atë drejtim në stërvitje. Kemi luajtur ndaj skuadrave të forta, edhe pse ky nuk është justifikim, duhet patjetër të punojmë. Pësuam gola nga gabimet tona, ndaj duhet të analizojmë se çfarë gabuam dhe të mos na përsëriten  situata të tilla. Për disa që janë pjesë e ekipit, kjo është diçka e re, kështu që shpresoj se do të jetë mirë. Danimarka dhe Turqia na dhanë nga katër gola secila. Edhe pse sot ishte një ndeshje miqësore, duhet të mësojmë.” – u shpreh fillimisht Goce Sedlloski.

“Kam një fotografi të secilit lojtar dhe duhet të vendos se si do të punojmë para Ligës së Kombeve. Disa nga ndryshimet ishin të detyrueshme që pas përfundimit të pjesës së parë. Kishte futbollistë që duhet të ishin inkuadruar pas një ore loje, mirëpo pasi nuk isha i kënaqur me taktikën e vendosur në linjën mbrojtëse, për këtë arsye vendosa të bëja ndryshime. Mendoj se të gjithë dhanë maksimumin, por kundër ekipeve të tilla, çdo gabim është i pafalshëm. Duhet t’i shmangim gabimet, duhet t’i analizojmë mirë dhe të mos ti përsërisim. Lërini lojtarët të qetë, isha unë ai që i ftova, përgjegjësia është mbi mua dhe do të shohim se kush do të luajë në shtator,” – deklaroi Sedlloski, që me siguri se që tani është me mendje tek ndeshjet e para të shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kujtojmë, Maqedonia për herë të parë në histori do të luaj në Ligën B të Kombeve, aty ku është shortuar si pjesë e Grupit 1 së bashku edhe me Zvicrën, Skocinë dhe Slloveninë.

Ndeshjen e parë “verdhekuqtë” do ta zhvillojnë me datë 26 shtator në Shkup kundër Zvicrës, ndërsa vetëm tre ditë më pas do të luajnë kundër Sllovenisë në transfertë. (infOSport.mk)

Leave a Reply