KF Llapi ka bërë për vete portierin gjerman, Maximilian Grote, i cili me skuadrën nga Podujeva ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027, përcjellë “infOSport.mk”.
“Maxi” i bashkohet Llapit pas eksperiencës së fundit me FC Shkupin në futbollin tonë vendor, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e akademisë së SV Ëehen Ëiesbaden U19 si dhe ka mbrojtur ngjyrat e FV Engers 07 dhe RË Koblenz në Gjermani.
Angazhimi i portierit gjerman, vjen si domosdoshmëri pas lëndimit të portierit të parë të Llapit, Marijan Çoriç, çka ka shtyrë klubin të reagojë me kohë për të siguruar stabilitet dhe konkurrencë mes shtyllave deri në rikuperimin e plotë të portierit kroat, i cili gjatë muajit shkurt me sukses kishte operuar bërrylin e dorës së majtë.
Nga KF Llapi njoftojnë se kanë kryer të gjitha procedurat administrative rreth regjistrimit të Maximilian Grote, i cili menjëherë është vënë në dispozicion të stafit teknik.
