Të mërkurën finalja e Kupës, Sileksi-Shkëndija! Ja ku mund ti gjeni biletat

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë midis Sileksit dhe Shkëndijës.

Ndeshja do të luhet më 20 maj (e mërkurë) duke filluar nga ora 20:00 në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”.

Biletat janë tashmë në dispozicion përmes platformës zyrtare elektronike të FFM-së, eticket.ffm.mk

Për tifozët e Shkëndijës janë rezervuar bileta për blloqet 13, 14, 20 dhe 21, derisa për tifozët e Sileksit, ato nga blloku 19, 23 dhe 24.

Ndërkohë blloku numër 18 në tribunën veriore është i rezervuar për spektatorë neutral.

Biletat mund të blihen ekskluzivisht përmes platformës elektronike të FFM-së, eticket.ffm.mk.

 

Leave a Reply