Kur ka ngelur vetëm edhe një xhiro deri në përfundim të edicionit 2025/26, dihen tashmë edhe fituesit e titujve në kategoritë e të rinjve.
Në Superligën e të Rinjëve, trofeu i ka takuar skuadrës së AP Brera, që një javë pa përfunduar kampionati, ka një avantazh prej 15 pikësh ndaj Vardarit të vendit të dytë, derisa TOP5-shi mbyllet me Rabotniçkin me 56 pikë, Shkëndijën me 55 dhe Makedonija GJP me 52 pikë.
AP Brera deri tek titulli kampion erdhi me shumë meritë, duke pasur parasysh se skuadra nga Strumica në 29 ndeshjet e zhvilluara nuk kishte pësuar asnjë disfatë, duke regjistruar 28 fitore dhe vetëm 1 barazim. Ata kanë gjithashtu edhe sulmin më efikas, duke shënuar plotë 158 gola deri më tani këtë sezon, ndërsa Vardari dhe Shkëndija kanë shënuar nga 110 gola secila.
AP Brera gjithashtu mund të lëvdërohet për momentin edhe me golashënuesin më të mirë të sezonit, Ivan Shiriç, i cili numëron 39 gola, dy më shumë se Albion Jashari nga rradhët e Shkëndijës dhe Nikola Ristevski të Vardarit.
Në xhiron e fundit, AP Brera pret Bashkimin, Vardari luan kundër Arsimit, Makedonija GJ.P do të përballet me Bregallnicën e Shtipit, Rabotniçki pret FC Shkupin, ndërsa Shkëndija luan derbin lokal me Teteksin.
Në kategorinë e kadetëve, kampion u shpallën futbollistët e Vardarit, të cilët një xhiro para fundit kryesojnë renditjen me 78 pikë, 12 më shumë se rivalët lokal të Rabotniçkit, derisa ë pozitat 3 dhe 4 ndodhen Pelisteri dhe Makedonija GJ.P me nga 60 pikë të grumbulluara.
Futbollistët e Vardarit, kategoria e kadetëve, në 29 ndeshje kanë shënuar 116 gola, ndërsa kanë pranuar vetëm 6, që i bën ata shumë të frikshëm në këtë kategori.
Lojtari më efikas në këtë kategori doli të jetë sulmuesi shqiptarë i Makedonija Gj.P, Antian Emini me 27 gola të shënuar, katër më shumë se Admin Abdullahu i Vardarit.
Në xhiron e fundit, Vardari luan kundër Arsimit, Rabotniçki përballet me FC Shkupin, ndërsa Pelisteri do të mirëpret Struga Trim Lumin.
Në Superligën e pionierëve, titullin e kampionit e ka fituar Makedonija Gj.P.
Kur ka mbetur edhe një xhiro deri në mbyllje, skuadra “verdhekuq” nga lagjja e Gjorçe Petrovit ka katër pikë më shumë se Vardari, por edhe një ndeshje më pak që do ta zhvillojë me datë 20 maj.
Skuadra tetovare e Shkëndijës në këtë kategori është renditur në vendin e tretë me 68 pikë, e ndjekur nga Rabotniçki me 60 pikë.
Futbollistët e Makedonija GJ.P deri më tani kanë shënuar 112 gola, ndërsa të Vardarit 121, ndërsa golashënuesi më i mirë është Nikolçe Batalkoski nga Vardari me 27 gola, dy më shumë se Antonio Arsov nga rradhët e Bregallnicës së Shtipit dhe Erion Salihit të Bashkimit.
Tek pionierët më të rinj, kampione është shpallur Shkëndija e Tetovës, që një xhiro para fundit të kampionatit numëron 80 pikë, 14 më shumë se Makedonija GJ.P vendit të dytë, derisa Vardari me 64 pikë renditet në pozitën e tretë.
Talentet e reja të Shkëndijës në këtë kategori kanë shënuar plotë 118 gola, ndërsa efikas janë treguar edhe ata të Vardarit, që një xhiro para fundit kanë realizuar 111 gola.
Prej 111 golave, 40 prej tyre i ka shënuar Ognen Jakov, që me plotë meritë kryeson renditjen e golashënuesve, duke lënë pas dyshen e Shkëndijës, Ajet Rexhepi me 31 gola Omer Ramadanin, që një xhiro para fundit numëron 25 gola të shënuar. (infOSport.mk)


