Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në vendin tonë, teksa nga Kumanova na erdhi një lajm i trishtë, se ka ndërruar jetë futbollisti 13-vjeçar, Agan Asani nga Çerkezi.
Ai ishte pjesë e KF Kumanova, ndërsa pikërisht trajneri i tij, Ismet Zeqiri, kishte bërë të ditur këtë lajm të hidhur, përmes një postimi në rrjetet sociale:
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani. Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, të afërmve dhe miqve. Kujtimi për Aganin do të mbetet gjithmonë në zemrat tona. U prehtë në paqe”, ka shkruar Zeqriri.
Kjo ndarje e hershme nga kjo Botë e Agan Asanit ka prekur familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe gjithë komunitetin sportiv, të cilët po e kujtojnë atë si një djalë të sjellshëm, të përkushtuar dhe me pasion të madh për futbollin.
Neve si “infOSport.mk”, i dërgojmë ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani për këtë humbje të rëndë, por edhe gjithë atyre që e njohën këtë djalosh shembullor.
