Pas trajnerit Jeton Beqiri, vjen edhe një largim tjetër nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës. Pjesë e “kuqezinjëve” nuk do të jetë trajneri i portierëve, Saladin Mustafi, i cili tashmë për 8 vite e gjysmë ishte pjesë e Shkëndijës, me të cilën skuadër ka arritur edhe sukseset më të mëdha.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Mustafi përmes rrjeteve sociale, ku ndër të tjerash ka shkruar:
“FALEMINDERIT SHKËNDIJË ♥️🖤
Pas 8 vite e gjysmë erdhi koha që të ndahem nga klubi që i shërbeva me përplot dashuri dhe përkushtim! Isha pjesë e momenteve të rënda dhe momenteve me të lavdishme të këtij simboli të qytetit tonë 🙏
Faleminderoj kompaninë Ecolog me familjen Destani, kryesinë e klubit, stafin e trajnerave, administratën, stafin e medias, stafin mjeksor, ekonomatin si dhe të gjithë ata që e duan dhe pëkrahin këtë klub me sinqeritet 🔴⚫
Dhe në fund një faleminderim i veçantë për portierat të cilët kanë qenë në nivelin me të lartë të profesionalizmit dhe karakterit 🧤
Klubit do i dëshiroj gjithmonë ti arrijë majat e sukseve dhe shpresoj të jem përsëri pjesë e Shkëndisë në të ardhmen”.
Mustafi edhe si portier aktiv kishte mbrojtur portën e Shkëndijës, ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte veshur edhe fanellat e dy skuadrave tjera tetovare, Renovës dhe Teteksit, ndërsa një periudhë të shkurtër kishte qenë edhe pjesë e FC Shkupit. (infOSport.mk)

