Bojan Ilievski dhe Struga Trim Lum ndajnë rrugët

Bojan Ilievski nuk do të mbrojë më ngjyrat e Struga Trim Lum. Pas përfundimit të kontratës, palët nuk kanë vazhduar bashkëpunimin që zgjati për plotë dy vite.

Ilievski skuadrës strugane iu bashkua verën e vitit 2024 nga rradhët e Makedonija GJ.P, ndërsa brenda periudhës së kaluar në kampin strugan, i njëjti regjistroi plotë 69 ndeshje, 3 gola dhe 5 asistime.

Klubi dëshiron ti shprehë mirënjohje Ilievskit për përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e Struga Trim Lum për gjatë dy edicioneve që ishte pjesë e jona. Gjatë kësaj periudhe, ai regjistroi plotë 69 ndeshje, 3 gola dhe 5 asistime. Struga Trim Lum i uron shumë fat dhe mbarësi në vazhdimin e karrierës.” – thuhet në komunikatën zyrtare të klubit strugan, që gjatë ditës së djeshme prezantoi përforcimin e parë në prag të sezonit të ri, ish kapitenin e Shkëndijës së Haraçinës, Amir Nuhija.

Leave a Reply