Pas fitores 5:0 ndaj Vllaznisë në raundin e parë eliminatorë të Ligës së Konferencës, FC Malisheva, doli të shkëlqejë edhe sot në ndeshjen si vendas kundër skocezëve të Hibernian F.C, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra elitare nga Kosova, në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit të dytë eliminatorë, shënoi fitore 2:0 ndaj ekipit të njohur skocez të Hibernian, duke hedhur një hap të madh drejt historisë më të re te klubit, kualifkimin për në raundin e tretë eliminatorë në kuadër të Ligës së Konferencës.
Kreshnik Uka, shënoi golin e parë në minutën e 21-të, ndërsa në minutat shtesë të takimit fitoren e FC Malishevës e vulosi ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Valmir Nafiu.
Sulmuesi tetovar në loja u inkuadrua në minutën e 71-të, duke zënë vendin e Xhylanit, ndërsa bashkë me të në ato momente në lojë u inkuadrua edhe kumanovari, Rexhep Murati. Vlen të theksohet se dy shkupjanët, Besnik Ferati dhe Xhemal Ibishi ishin titullarë sot kundër Hibernian F.C.
Është kjo një epërsi solide për skuadrën e FC Malishevës, që ndeshjen e kthimit në tokën skoceze do ta zhvillojë të enjtën e ardhshme. (infOSport.mk)
