Fisnik Saliu, një djalë i rritur dhe i ndërtuar si futbollistë te Vardari, që së fundmi luante në futbollin kosovar, ka vendosur të rikthehet sërish në Maqedoni, duke zgjedhur që të luaj me FC Skopjen, skuadër kjo që këtë edicion u rikthye sërish në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton ekskluzivisht “infOSport.mk”.
Saliu së fundmi ishte pjesë e KF Kika në Ligën e Parë të Kosovës, aty ku më parë luante edhe me Vllazninë e Pozheranit.
Saliu, që luan në krahun e majtë të mbrojtjes me skuadrën nga lagjja e Hekuranës ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa i njëjti menjëherë do të vihet nën urdhërat e trajnerit Muarem Muarem. Ai do të jetë gati për ndeshjen e fundjavës që vjen, kur Skopje në rolin e nikoqirit do të mirëpret Struga Trim Lum.
Shkupjani Saliu pas dy viteve e gjysmë rikthehet të luaj sërish në Maqedoni, aty ku për gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Voska Sport, Detonit Junior dhe Teteks. (infOSport.mk)
