FC Ferizaj në një super ndeshje mundi Lirinë e Ismet Munishit! Emir Skenderi shënon sërish

FC Ferizaji ka fituar derbin e javës së 18-në Ligën e Parë të Kosovës ndaj Lirisë. 3:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi të jashtëzakonshëm, që prodhoi emocione, tension dhe shumë polemika deri në fund.

Ujqit triumfuan me rezultat 3:1 në një përballje ku ndodhi pothuajse gjithçka: katër gola, tre kartonë të kuq dhe plot 18 minuta lojë shtesë pas ndërprerjeve të shumta.

Ardi Shala, Emir Skenderi dhe Erion Sadriu shënuan për vendasit, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Firim Susuri.

Me golin e sotëm, shkupjani Skenderi po konfirmon formën e mirë nëpër të cilën po kalon, duke ndihmuar që skuadra e tij, FC Ferizaji të jetë në garë të ngushtë për dy pozitat e parë, që sigurojnë një vend për në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja e sotme, ishte e fundit për stinorin vjeshtorë në Ligën e Parë të Kosovës, aty ku Liria e Prizrenit pavarësisht disfatës qëndron në pozitën e parë me 42 pikë, 6 më shumë se Ferizaji i vendit të dytë dhe Prishtina e Re, që gjithashtu ka 36 pikë, pas fitores së sotme në transfertë ndaj Trepça ’89.

Më poshtë mund ti shihni edhe të gjitha rezultatet e javës së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës, që njëherit ishte edhe xhiroja e fundit e stinorit vjeshtorë.  (infOSport.mk)

Liga e Parë e Kosovës – Java 18
Ferizaji 3:1 Liria
Trepça ’89 0:1 Prishtina e Re
Istogu 4:2 Suhareka
2 Korriku 2:2 Lepenci
Vjosa 2:2 Besa Pejë
Vëllaznimi 2:0 Tefik Çanga
Ramiz Sadiku 2:1 Kika
Mitrovica 0:0 Trepça
Rilindja 1974 1:1 Dinamo

Leave a Reply