Lorik Kaba Jakupi dënohet me 3 ndeshje nga Komisioni disiplinor pranë FFM-së, për shkak kartonit të kuq në ndeshjen e javës së 14-të kundër Skopjes në Shkup.
Kësisoj, skuadra nga Çegrani që ndodhet në një krizë të thellë rezultatesh, tre ndeshjet e rradhës, që do ti luaj ndaj skuadrave nga vetë kreu i tabelës, do të duhet ti zhvillojë pa shërbimet e 21-vjeçarit Jakupi, i cili në 14 ndeshje këtë edicion me fanellën “verdhezi” ka shënuar 4 gola.
Jakupi do ti mungojë KF Arsimit në ndeshjet ndaj Vardarit, Shkëndijës së Tetovës dhe Struga Trim Lum, derisa i njëjti pritet të rikthehet në fushë në ndeshjen e xhiros së fundit të stinorit vjeshtorë, kundër Sileksit, ndeshje kjo që në program është me datë 12 dhjetor dhe e njëjta do të zhvillohet në Kratovë. (infOSport.mk)
