Falë golit Berishës, Melburni në finale ( VIDEO )

Kur bëhet fjalë për fitore të Melburnit, nuk ka se si të mungojë golashënuesi shqiptar Besart Berisha, i cili këtë sezon është shëndrruar në protagonist kryesor të kësaj skuadre. Melburni ka kaluar në finalen e “plej of”-it në ligën australiane, pasi mundi Brisbejnin falë golit të Berishës në minutën e 70-të.

Melburni në finalen e madhe të “plej of”-it do të përballet me Sidneit, ndeshje kjo që do të luhet me 7 maj.

Leave a Reply