Golat nga ndeshja Orenburg – Sileksi (VIDEO)

Skuadra e Sileksit sot në Antalia të Turqisë, pësoi disfatë 0:3 nga skuadra ruse e Orenburg, njofton “infOSport.mk”. Trajneri Zhikica Tasevski në këtë ndeshje ju dha mundësinë të gjithë futbollistëve, ndërsa vlen të ceket së të tre golat skuadra nga Kratova i pësoi në minutat e fundit të të dyja pjesëve.

Golin e parë dhe më të bukurin e takimit e realizoi Popoviç, kur pasi tejkaloi portierin e Sileksit, mashtroi edhe dy mbrojtës të Sileksit dhe shënoi në rrjetën e zbrazët.

Dy golat tjerë rusët e Orenburg i realizuan gjatë pjesës së dytë, edhe atë përmes kundërzbritjeve, kur fillimisht në minutën e 81-të Mamtov duke shfrytëzuat gabimin e mbrojtjes kundërshtare shënoi për 2:0, teksa 5 minuta më pas sërish përmes një kundërzbritje dhe vendosshmërie jo të mirë të mbrojtjes së Sileksit, Orenburg me atë Efremov shënoi edhe golin e tretë, transmeton “infOSport.mk”.

Orenburg luan në Ligën e Parë të Rusisë, dhe është një ndër pretendentët kryesor për tu inkuadruar në Superligë. Ata pas 25 xhirove të zhvilluara renditen në pozitën e dytë me 54 pikë, dy më pak se lideri aktual Jenisej, që ditë më parë mundi Akademia Pandevin.

Leave a Reply