ZYRTARE, talenti 16-vjeçar nga Kosova firmos me Shkëndijën

Shkëndija ka konfirmuar marrëveshjen me mbrojtësin kosovar, Leard Sadriu, njofton faqja zyrtare e klubit tetovar. 16-të vjeçari vjen nga rradhët e Ferizajit, ndërsa me “kuqezinjtë” nga Tetova ka firmosur kontratë për tre vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për qendërmbrojtës të talentuar, i cili në bazë të moshës dhe fizikut pritet në të ardhmen të rritet në një futbollistë mjaft cilësor.

“Jam shumë i lumtur që bëhem pjesë e një skuadre të madhe si që është Shkëndija. Për mua është kënaqësi që më jepet shansi të vij këtu dhe do të punoj shumë për të arsyetuar besimin e klubit. E di se konkurenca është e madhe dhe se te Shkëndija kërkohet shumë punë, por kam pranuar këtë sfidë me dëshirë dhe bindje se do të jap më të mirën”, – shprehet i riu Sadriu pasi firmosi zyrtarisht kontratën me KF Shkëndija.

Kosovari është pjesë e ekipit në Antalia të Turqisë, ndërsa pas vetes veç më ka lënë minutat e para si “kuqezi” në testet e kësaj faze me Pobedën dhe Cyrihun. ​

Leave a Reply