Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane vazhdon të shkruajë historinë në krye të “klubit mbretëror”.
Pas fitores së fundit ndaj Malagas në “La Rosaleda”, francezi arriti fitoren e 33-të si mysafir në La Liga dhe u bë trajneri i 3-të në historinë e klubit me më së shumti fitore si mysafir në kampionat.
Francezi arriti 33 fitore në 45 xhiro të kampionatit si mysafir që nga koha kur e mori drejtimin e ekipit në janar të vitit 2016-të. Në këto ndeshje, Reali ka shënuar 114 gola ose mesatarisht 2.5 gola për ndeshje.
Në dy vendet e para janë Miguel Munoz që kishte arritur 91 fitore në 213 ndeshje si mysafir me ekipin në La Liga dhe Hoze Murinjo që kishte arritur 38 fitore në 57 ndeshje si mysafir në La Liga.