Edhe një talent shqiptarë nga Premierliga angleze gati për t’iu bashkuar Shqipërisë!

Adrion Pajaziti ka hedhur një tjetër hap tek grupmoshat e skuadrës së njohur angleze të Fulhamit. Paraqitjet e mira dhe aftësitë që mbart me vete ky super talent, kanë bindur drejtuesit e klubit që të bëjnë kapërcimin e lojtarit nga ekipi U18 në atë U23.

Futbollisti ka nënshkruar një kontratë profesioniste me Fulham, duke shënuar një ngjarje të veçantë në karrierën e tij. Fjalë pozitive për të vijnë edhe nga goja e drejtorit të Akademisë, Huw Jennings, i cili thekson se Pajaziti ka mundësinë të zgjedhë mes Anglisë, Kosovës dhe Shqipërisë në nivel përfaqësuesesh.

“Adrioni ka aftësi të shkëlqyera krijuese dhe po zhvillohet si një mesfushor qendre. Prindërit e tij erdhën në Mbretërinë e Bashkuar pas luftës në Ballkan dhe Adrioni ka mundësinë të luajë për Kosovën, Shqipërinë dhe Anglinë”, – ka thënë Jennings.

Mbetet të shihet, nëse Pajaziti i cili është me origjinë nga Kosova, vërtetë do të vendos të veshë fanellën “kuqezi”, apo ndoshta edhe atë të të parëve të tij, Kosovës.

Leave a Reply