Barcelona bënë vetëvrasje, 3:3 ndaj Levantes së Bardhit (VIDEO)

Barcelona për turp! Kështu mund të përshkruhet paraqitja e skuadrës “katalunase” në ndeshjen kundër Levantes, që u mbyll me barazim 3:3.

Nga një fitore e sigurtë në barazim dramatik dhe i falur.

Messi me shokë nuk arritën të ruajnë avantazhin e dy golave të krijuar gjatë pjesës së parë dhe për të shpresuar ende tek titulli, që me shumë gjasa do të shkoj në Madrid, e ku në garë ende mbeten Atletiko dhe Real Madridi.

Messi realizoi në minutën e 25-të, ndërsa Pedri në të 34-të falë asitit të Usmane Dembele realizoi edhe golin e dytë.

Dhe kur u mendua se Barcelona do të arrijë një fitore komode në transfertën ndaj skuadrës së Enis Bardhit, ky i fundit me shokë brenda dy minutave arritën të shënojnë dy herë në rrjetën e Ter Shtegen.

Melero në të 57-tën dhe Morales në të 59-tën shënuan golat për Levanten, skuadër këtë të cilën në fund e shpëtoi Serhio Leon me golin e realilzuar në minutën e 83-të, kjo pasi Barcelona me anë të Dembeles në minutën e 64-të sërish kishte kaluar në epërsi.

Megjithatë e gjithë ajo ishte e kotë, kjo pasi Barcelona në fund doli me vetëm një barazim, që skuadrës së Ronald Kuman mund ti kushtojë me titull. (infOSport.mk)

Leave a Reply