Pjesa e parë, Monako drejt eliminimit të Sitit (VIDEO)

Monako po avanson me rezultatin 2:0 pas 45 minutave të para në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales kundër Sitit. Duke pasur parasysh se në ndeshjen e parë Siti kishte shënuar fitore me rezultatin 5:3, rezultati i pjesës së parë kualifikon skuadrën kryesuese të kampionatit francez drejt ndeshjeve çerekfinale.

Golin e parë për Monakon e realizoi Mbape në minutën e 8-të, derisa rezultatin në 2:0 e dyfishoi Fabinjo në minutën e 29-të.

Mbetet të shohim se cila do të jetë përgjigja e Mançester Sitit në pjesën e dytë, nëse do gjejnë një gjë të tillë….

Leave a Reply