Bunjamin Shabani flet në prag të ndeshjes me Renovën

Struga Trim Lum ndeshjen e parë të raundit të tretë në elitën e futbollit vendor do ta zhvillojë kundër Renovës, njofton “infOSport.mk”. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në qytetin e bukur të Strugës, ndërsa para këtij takimi nga tabori i skuadrës vendase ka folur Bunjamin Shabani, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Renovës.

Duke pasur parasysh cilësitë e skuadrës tetovare, por duke njohur edhe mentalitetin e tyre, Shabani flet me rezerva lidhur me fituesin e këtij takimi, edhe pse beson në cilësitë e skuadrës së tij, Struga Trim Lum, që këtë vit po lufton për një vend në arenën ndërkombëtare.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Renova ka një ekip të mirë, edhe pse pozita ku gjinden nuk d.m.th se nuk bëhet fjalë për një skuadër shumë cilësore. Por edhe ne kemi një skuadër të mirë dhe besoj se do shkojmë për fitore” – u shpreh Bunjamin Shabani për faqen zyrtare të klubit strugan.

Ndeshja Struga Trim Lum – Renova starton në ora 15:00, ndërsa e njëjta do të referohet nga arbitri i njohur, Aleksandar Stavrev.

Leave a Reply