Kombëtarja shqiptare niset sot për në Palermo

Kombëtarja shqiptare sot në orën 15:30, me një avion çarter nga Tirana do të niset drejt Palermos, aty ku nesër me fillim në ora 20:45 do të zhvillojë ndeshjen eliminatore kundër Italisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Pas mbërritjes në Itali dhe akomodimit në hotel, trajneri Xhani De Biazi dhe kapiteni Ansi Agolli do të dalin para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp në orën 18:45, ndërsa në orën 19:30 është parashikuar të kryhet stërvitja e fundit në stadiumin “Renzo Barbera”.

Pritet që mediat të lejohen vetëm 15 minutat e para për të ndjekur stërvitjen e kuqezinjëve.

Leave a Reply