Shqipëria humb sërish, kësaj rradhe në miqësoren ndaj Bosnjes (VIDEO)

Shqipëria ka pësuar edhe disfatën e katërt rradhazi, kësaj rradhe në miqësoren ndaj Bosnje e  Hercegovinës në “Elbasan Arena”, njofton “infOSport.mk”.

Vetëm një pjesë e dytë shumë e bukur nuk u mjaftoi futbollistëve të trajnerit De Biasi për të mundur boshnjakët, që në fund u larguan me fitoren 1:2.

Edin Xheko  në minutë e 7-të paralajmëroi fitoren e boshnjakëve duke shënuar nga pika e bardhë, ndërkohë 3 minuta para fundit të pjesës së parë, pas një aksioni të bukur të mysafirëve, Senad Luliç shënoi edhe gollin e dytë në rrjetën e Strakoshës.

2:0 u mbyll pjesa e parë që foli në tërësi për boshnjakët, mirëpo nuk ishte ashtu edhe në pjesën e dytë, që tëra u ngjyros “kuq e zi”.

Të përzgjedhurit e trajnerit De Biasi luajtën shumë më mirë në këtë pjesë, mirëpo përveç golit të Bekim Balajt në minutën e 69-të, nuk arritën të bëjnë diçka më tepër, me ç’rast në fund Shqipëria duheshe të pajtohet edhe me disfatën e dytë nga gjithsej 4 përballje me Bosnje e Hercegovinën.

GOLI I BEKIM BALAJT QE SHTON SHPRESAT E SHQIPERISE PER NJE BARAZIM TE MUNDSHEM NDAJ BOSNJE E HERCEGOVINES***************************************************************SHQIPERI – BOSNJE E HERCEGOVINE 1:2(B. Balaj 68')

Публикувахте от infosport.mk в 28 март 2017 г.

Vlen të theksohet se kjo është ndeshja e parë në tokën shqiptare që Bosnje e Hercegovina shënon fitore, pasi deri më tani në dy ndeshjet paraprake, Shqipëria kishte shënuar fitore në miqësoren e vitit 1995 (2:0), ndërsa kishte barazuar 1:1 në përballjen eliminatore për evropianin e vitit 2012.

Leave a Reply