Shqipëria shënon pas 358 minutave, dhe është sërish ai, Bekim Balaj (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare ka shënuar gol pas plotë 358 minutave dhe sërish ka qenë ai, Bekim Balaj që u përkujdes për një gjë të tillë, njofton “infOSport.mk”.

Ishte sulmuesi shkodran ai i cili kishte shënuar për herë të fundit për Shqipërinë në transfertën ndaj Lihtenshtejnit, ndërsa po i njëjti shënoi edhe sonte në miqësoren ndaj Bosnje e Hercegovinës.

Nëse kujtojmë edhe golin e fitores ndaj Maqedonisë në Shkodër, i bie që Balaj është figura kryesore për momentin te kombëtarja shqiptare, e cila në këtë cikël eliminatorë është shumë larg formës, nga ajo e ciklit paraprak për eliminatoret e Evropianit të vitit 2016-të, kur ëndërrën e shumë shqiptarëve e bënë realitet duke u kualifikuar për në EURO 2016.

Leave a Reply