Artim Shaqiri pjesë e spektaklit në Stamboll bashkë me Drogba, Henri, Shuker….

Legjenda e futbollit shqiptarë në vendin tonë, Artim Shaqiri me 17 maj të këtij viti do të jetë pjesë e një spektakli në Stamboll, ku do të marrin pjesë shumë yje të futbollit evropian dhe Botëror.

Futbollisti strugan do të jetë pjesë e ekipit të Botës, i cili do të përballet me ekipin e Galatasarajit, që para 17 viteve kishte fituar Kupën e UEFA-s, tashmë e njohur si Liga Europa.

Përveç Shaqirit pjesë e ekipit të Botës pritet të jenë edhe Tieri Henri, Emanuel Petit, Aleks de Souza si dhe dy kroatët Igor Tudor dhe Davor Shuker.

Ky i fundit ishte pjesë e Arsenalit, skuadër kjo e cila në vitin 2000 humbi në finalen e madhe të Kupës së UEFA-s nga Gallatasaraji, që udhëhiqej nga trajneri Fatih Terim, i cili do të jetë mysafir special i mbrëmjes që organizohet nga Qendra për zhvillim dhe humanizëm pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në anën tjetër pjesë e ekipit të Galatasarajit në këtë ndeshje pritet të jenë veteranët e Galatasarajit, si George Haxhi, George Popesku, portieri brazilian Klaudio Tafarel, i cili me fanellën e Galatasarajit kishte zhvilluar 89 ndeshje dhe gjithë se bashku ishin pjesë e asaj gjenerate të artë që triumfoi në atë finale të 17 majit të vitit 2000 kundër Arsenalit.

Artim Shaqiri gjatë karrierës së tij në sezonin 2001/2002  ishte pjesë e Malatiaspor, ndërsa ndeshja e 17 majit për të do të jetë ndeshja e katërt e këtij lloji, që në një vend mbledh legjendat e futbollit Botëror.

Leave a Reply