Tuente e dëshiron, por Celina rikthehet tek Mançester Siti

Mesfushori kosovar Bersant Celina me shumë gjasa këtë verë do të kthehet në Angli te skuadra e Mançester Sitit. Celina ka shkëlqyer me fanellën e Tuentes në elitën e futbollit holandez, ndërsa një gjë e tillë nuk ka mundur pa u vërejtur edhe nga ana e trajnerit të “citizens”, Pep Guardiola, i cili është i gatshëm që ti jep shansin talentit shqiptarë sezonin e ardhshëm.

Celina këtë edicion me Tuenten në Holandë ka zhvilluar 24 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola. Ddrejtuesit e Tuentes do të mundohen që t’i sigurojnë shërbimet e tij edhe për një sezon tjetër, mirëpo kjo duket të jetë e vështirë, pasi edhe vullneti i Celinas është që ai të luajë  me Mançester Sitin në Premier Ligë.

Leave a Reply