Andi Lila e mbyll me gol te Pas Janina (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila e ka mbyllur sezonin në mënyrën më të mirë me Pas Janinan në elitën e futbollit grek. Mbrojtësi i Kombëtares “kuqezi” ka shënuar një gol mjaft të rëndësishëm në barazimin që skuadra e tij mori në shtëpi ndaj AEK-ut të Athinës.

Andi Lila shënoi një super gol nga distanca në minutën e 37-të, duke festuar të njëjtin me djalin e tij që ndodheshe në tribunë së bashku edhe me bashkëshorten e tij. Ishte ky goli i parë i shënuar nga ana e Andi Lilas këtë edicion me fanellën e Pas Janinas, për të cilën këtë edicion zhvilloi 18 ndeshje, një më pak se sezonin e kaluar.

Jo vetëm për golin e shënuar që i dha një pikë skuadrës së tij, por Andi Lila zhvilloi një super paraqitje në ndeshjen që luajti për 90 minuta, dhe e cila me shumë gjasa mund të jetë edhe ndeshja e tij e fundit te Pas Janina, duke pasur parasysh se për shërbimet e tij interesohen më shumë skuadra, përfshirë këtu edhe disa skuadra nga Azerbajxhani.

Ishte kjo njëherit ndeshja e javës së fundit për edicionin 2016/2017 në elitën e futbollit grek, në të cilën Lila me ekipin e tij e mbyllën në pozitën e 9-të.

Kliko KËTU për të ndjekur golin e Andi LILA-s.

 

Leave a Reply