Ramadani dhe Mendesh menaxhojnë merkaton e Interit

Menaxheri i njohur shqiptar, Fali Ramadani dhe Horge Mendesh këto ditë ndodhen në Monte Karlo së bashku me disa pjesëtar të klubit të Interit, duke biseduar rreth planeve të transferimeve të gjigantit italian.

Sipas mediave Italiane, në takimin në Monte Karlo fillimisht është biseduar çështja e kalimit të Stefan Jovetiqit nga Interi te Sevilja, transferim ky i cili është në fazën përfundimtare dhe do të kushtojë plot 14 milionë euro. Mirëpo nëse ky transferim nuk realizohet, atëherë Ramadani do të duhet që futbollistin nga Mali i Zi ta transferojë në ndonjë skuadër tjetër, që Interi t’i përfitojë të ardhurat që ka llogaritur për shpenzimet e merkatos së verës.

Në takimin në fjalë gjithashtu është biseduar edhe çështja e Marselo Brozoviqit, i cili është nën menaxhimin e Ramadanit, ndërsa si opcioni i parë është transferimi i tij te Mançester Junajtedi.

Ndërkohë përfaqësuesit e Interit nga dyshja Ramadani-Mendesh kanë kërkuar disa futbollist që t’i sjellin në Milano, ndërsa në mesin e tyre janë edhe emrat e disa lojtarëve të Monakos si Fabinjo dhe Mendi. Mirëpo për të arritur deri te firmosja me këta të futbollistë do të jetë pak si e vështirë, për shkak se për yjet e Monakos janë të interesuar edhe disa klube të madhe nga Premier Liga angleze.

Leave a Reply