Alegri: Duhet ende të luftojmë për finale

Sonte do të mësohet finalisti i parë në Ligën e Kampionëve evropian në futboll. Në program është ndeshja Juventus-Monako, në të cilën të përzgjedhurit e Masimiliano Alegrit kanë një avantazh prej 2:0 nga ndeshja e parë e luajtur para një jave, mirëpo ky i fundit vlerëson se ende asgjë nuk është mbyllur.

“Duhet ende të luftojmë për të siguruar kualifikimin për në finale. Në futboll asnjëherë nuk dihet si shkojnë gjërat. Do të na duhet të bëjmë lojën tonë për të marrë rezultat pozitiv. Kështu që na duhet të ruajmë përqendrimin pasi Monaco nuk ka asgjë çfarë të humbasë dhe do të luajë një ndeshje më të hapur pasi ka në përbërje futbollistë që mund të na krijojnë probleme”, është shpehur Alegri.

Takimi Juventus-Monako do të luhet sonte në ‘Juventus stadium” me fillim në orën 20:45.

Leave a Reply