Përfitimet e klubeve finaliste në Liga Evropa!

Në finalen e sivjetshme të Liga Evropa, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në rang klubesh evropiane, do të luajnë Mançester Junajtedi dhe Ajaksi. Që të dyja këto klube me meritë u kualifikuan në finale, duke eliminuar Selta Vigon, gjegjësisht Lionin. Dhe kuptohet një arritje e këtillë atyre edhe do ju shpërblehet, pasi UEFA tashmë ka bërë publike edhe shumën që do të përfitojnë skuadrat finaliste.

Ekipi fitues do të marrë plotë 6.5 milion euro, si dhe të drejtën që vitin tjetër në jetë pjesë e Ligës së Kampionëve Evropian, derisa ekipi humbës do të përfitojë 3.5 milion euro.

Finalja e madhe e këtij edicioni në Liga Evropa në program është me datë 24 maj në Stokholm.

Leave a Reply