Barcelona shënjestron yllin e Dortmundit

Ylli i ri i Borusia Dortmundit, Ousmane Dembele mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë merkatos verore. Një gjë të tillë pohon e përditshmja sportive madrilene, “AS”, sipas së cilës reprezentuesi i Francës i është ofruar gjigantit “katalaunas”.

Borussia Dortmund kërkon 40 milionë euro për shitjen e talentit 19 veçar, i cili ka qenë objektiv i Barcelonës edhe në verën e vitit të kaluar, mirëpo kishte qenë vetë Dembele, ai i cili kishte zgjedhur Borusinë e Dortmundi.

Rikujtojmë “milionerët” për shërbimet e tij verën e kaluar skuadrës franceze të Ren i kishin paguar 12 milion euro, ndërsa tashmë nga shitja e tij mund të përfitojnë trefishin e të hollave.

Leave a Reply