Skopje siguron elitën

Pas 6 viteve pauzë, skuadra e Skopjes  është rikthyer  në elitën e futbollit vendor. Skuadra nga lagjia e Autokomandës  në ndeshjen e javës së 25-të mundi rivalin e drejtpërdrejtë për pozitën e dytë, Novacin me rezultat 2:1, duke krijuar në këtë mënyrë epërsinë e duhur prej 8 pikëve ndaj tyre që ju siguroi rikthimin në elitën e futbollit vendor, dy xhiro parafundit të kampionatit.

Golat për Skopjen i realizuan Desniq dhe Gjurçinovski, ndërsa për Novacin shënoi Grozdanoski.

Skopje me këtë fitore grumbulloi 50-të pikë në vendin e dytë, 8 më shumë se Novaci që ndodhet i treti, që do t’i mbetet të luaj në ndeshjen e balotazhin për Ligën e Parë.

Kujtojmë që më herët një vend në mesine  më të mirëve në futbollin vendor siguroi Akademija Pandev, që sot mundi EuroMilkun dhe me plotë 62, kryeson bindshëm renditjen tabelare.

Leave a Reply