Pse Lionel Messi nuk po e vazhdon kontratën!?

Lionel Messi ende nuk e ka vazhduar kontratën me Barcelonën, dhe kjo gjë ka bërë që mediat e ndryshme evropiane të shkruajnë shumë gjëra rreth të ardhmes së tij, e cila megjithatë është e lidhur ngushtë me skuadrën “katalunase” dhe me askënd tjetër.

Arsyeja e vetme që Messi ende nuk ka firmosur kontratën, është fakti se “pleshti” është duke pritur emërimin e trajnerit të ri të Barcelonës.

Siç dihet Luis Enrike pas përfundimit të sezonit do të largohet nga Barcelona, ndërsa mbetet i paqartë emri i strategut të ri që do të marrë drejtimin e skuadrës nga “Kamp Nou”.

Ndër emrat që mund të zëvendësojnë Luis Enriken përmenden ai i Ronald Kuman, Ernesto Valverde, Poketinos dhe Loran Blan.

Leave a Reply