Kartoni i verdhë ndaj Seviljës i kushton, mungon nesër ndaj Selta Vigos (FOTO)

Reali i Madridit në ndeshjen e nesërme kundër Selta Vigos do të zhvillojë ndeshjen e sezonit, ku me fitore eventuale do ju afronte më pranë se kurrë titullit kampion në La Liga. Megjithatë Zinedin Zidan vazhdon të ketë probleme me mbrojtjen, duke pasur parasysh se mungesave të shumta në këtë repart iu është bashkuar edhe Naço.

Spanjolli i “mbretërve” në ndeshjen e fundjavës ndaj Seviljës  u ndëshkua me kartonë të verdhë për shkak sjelljes së tij jo sportive, duke arritur kështu në shifrën prej 5 kartonëve të verdhë, që automatikisht e lënë jashtë formacionit të “mbretërve” për ndeshjen e së mërkurës.

Në këtë mënyrë, Naço do të mungojë në sfidën e prapambetur ndaj Selta Vigos, ndeshje kjo që zhvillohet nesër mbrëma në “Ballaidos” me fillim në ora 21:00.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply