FC Shkupi U17, feston titullin e Kampionit (VIDEO)

Gjenerata U17 e FC Shkupit sot ka festuar titullin e Kampionit për sezonin 2016/17. Pas përballjes me Vardarin që u zhvillua në Çair, e cila u mbyll me barazim 0:0, të përzgjedhurit e trajnerit Erkan Murseli pranuan edhe titullin e Kampionit.
Festa ishte e madhe në stadiumin e Çairit, ku futbollistët, trajnerët dhe stafi teknik iu gëzuan këtij triumfi të kësaj gjenerate.

FC Shkupi U17 një xhiro parafundit të kampionatit kryeson tabelën në Superligën e Pionerëve me 52 pikë, 10 më shumë se Vardari që pozicionohet e dyta në tabelë, ndërsa Shkëndija mbetet e treta.

Për FC Shkupin U17, ky ishte titulli i dytë me radhë i kësaj gjenerate.

Leave a Reply