Dinamo Zagrebi i frikësohet Muzafer Ejupit

Sot në kuadër të javës së 36-të në elitën e futbollit kroat do të zhvillohet derbi ndeshja e javës ndërmjet Osijekut dhe Dinamo Zagrebit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave viteve të fundit gjithnjë kanë sjellë shumë paqartësi, ndërsa njëjtë pritet të jetë edhe kësaj rradhe.

Ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në “Maksimir” e kishte vendosur qendërmbrojtësi Marko Leshkoviç, duke shënuar golin e fitores 2:1 për Dinamo Zagrebin.

“Osijek luan një futboll të mirë, ata po luftojnë për pozitën e tretë në tabelë, kanë futbollistë të mirë, mirëpo për ne kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të ruajtur këtë atmosferë të mirë për fund të sezonit, më konkretisht para ndeshjes finale të Kupës. Ne jemi favorit dhe këtë gjë duhet ta arsyetojmë” – tha Leshkoviç.

Ai më tej shtoi edhe një fakt interesant, duke potencuar rrezikun që mund të vije për skuadrën e tij në këtë përballje.

“Duhet të kemi kujdes te Muzafer Ejupi, është një super sulmues. Gjithashtu edhe Lopa është në një formë shumë të mirë, nuk e di nëse do luaj edhe Perosheviç, ndërsa këtu janë edhe Knezheviç, Barishiç…do të jetë një ndeshje e mirë futbolli” – përfundoi Leshkoviç.

Ndeshja Osijek – Dinamo Zagreb starton në ora 17:00.

Leave a Reply