Fansi vjen me një super poezi për kampionët e Futsal Shkupit

Mbrëmjen e së shtunës Futsal Shkupi shkroi historinë më të lavdishme të futbollit në palestër, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që arriti të shpallet kampion në Maqedoni, njofton “infOSport.mk”.

Ky sukses gëzoi tej mase të gjithë tifozët e kësaj skuadre, ndërsa njëri prej tyre madje u shkroi një poezi shumë të bukur heronjëve “bardhekaltër”, të cilët vetëm tre vite pas themelimit arritën që të shpallen kampion.

Është Kujtim Qaili nga Kumanova, ai i cili në profilin e tij kishte postuar poezinë dedikuar kampionëve të ri të Maqedonisë në futbollin në palestër, të cilët më poshtë ua sjellim në mënyrë integrale:

Shkruj edhe mos hesht, o poeti prej t’parve,

Jeni dhe do t’mbeteni, krenaria e shqiptarve,

Historin e shkrujtet, ardhmëria do ta lexon,

Shum ndjersa pikuan, për t’qen champion,

Se kush jan kto tigra, po na pyesin mileti,

U gëzu krejtë mahalla, u gëzu krejt qyteti,

Në fund shperblehesh, kur luan me zemër,

Gjithmonë championi, ka vetëm një emër,

S’i harroj Shvercerat, besa dhe kësaj rradhe,

Tërmet në palester, prej brigades madhe,

Me një zëë bërtasin, palestra po ushton,

Ajde gjithë sëbashku, Shkupi champion,

A ti’u thërras princa, apo ndryshe mbret,

Ecni sy pa trembur, se europa ju mipret,

Dikush ska ndëgju, dikush muk e’ka pa,

Kush ndjehet i lumtur, duhet me shpërnda.

Autor Kujtim Qaili.

 

Leave a Reply