Pike anti-Real: Në finale do të jem me Juven

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike në një intervistë të dhënë në Spanjë, është shprehur shumë anti-real, në pyetjen për finalen e Ligës së Kampionëve.

“Juventus po bën një punë të mirë prej disa vitesh sepse ka edhe futbollsitë të mëdhenj në përbërje si Bufon dhe Dani Alvesh, i cili është një ish-shok skuadre për ne dhe do të ishte shumë e bukur neës do të fitonte trofeun. Do të jetë një ndeshje me pak gola. Unë në finale do të jem me Juven”, është shprehur Pike.

Kujtojmë që mbrojtësi spanjol trofeun e Ligës së Kampionëve e ka fituar tre herë me Barcelonën dhe një herë me Mançester Junajtedin.

Leave a Reply