Kapoja i “Ballistëve” me letër dedikuar Lazim Destanit

Klubi Futbollistik Shkëndija ka ekzistuar, ekziston dhe do ekzistojë përjetësisht! Kështu e ka nisur shkrimin e tij kapoja e “Ballistëve”, Krenar Osmani në profilin e tij në “facebook” dedikuar numrit një të Shkëndijës, Lazim Destani.

Ky i fundit gjatë ditës së sotme kishte reaguar me ndodhitë e fundit te klubi i Shkëndijës, të cilin po e udhëheq me shumë sukses dy vite me rradhë.

Nisur nga ky fakt, por edhe frika se Shkëndija mund të humb një sponzor të fuqishëm, siç është “Ecolog”, numri një i “Ballistëve” ka kërkuar nga familja Destani që të qëndrojë pranë Shkëndijës deri në fund, duke pasur parasysh se kjo familje e nderuar nuk njeh fjalët HUMBJE DHE ZBRAPSJE, as si dukuri por as si fjalë vokabulari!

 

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e Krenar Osmanit, kapos së “Ballistëve”:

“Klubi Futbollistik Shkëndija ka ekzistuar, ekziston dhe do ekzistojë përjetësisht!

Ajo është dritë në sytë e çdo Tetovari, por besoj edhe të çdo Shqiptari (për të cilën është derdhur gjak dhe është vuajtut burg), dhe gjemb e kripë në sytë e çdo shkjau! Mu për këtë shkak edhe shteti sllav në vitet 80, e shuajti me dhunë veprimtarinë e “klubeve sportive Shkëndija”.

Por si çdo iniciativë e shëndoshë Kombëtare që burimin dhe fuqinë e ka nga populli, ajo në vitin 91 u ringrit si feniks nga hiri, dhe u shëndrua në yll ndriçues për të gjithë! Ajo ka qenë, është dhe do jetë krenaria Shqiptare!

Para 4 viteve ishim në vështirësi enorme, pasi që Klubi ngeli pa sponzor dhe kryesi 2 javë para fillimit të kampionatit, dhe rrezikonim rëzimin në kategoritë inferiore shkaku i financave.

Atëherë BALLISTËT e filluam kampanjën ECOLOG THUAJ PO, si shpëtim i vetëm për SHKËNDIJËN! Dhe jemi shumë krenarë për atë nismë dhe kampanjë, dhe njëkohësisht u jemi shumë MIRËNJOHËS juve z.LAZIM DESTANI dhe z.NAZIF DESTANI për përgjigjen pozitive, dhe marrjen në pronësi të KF Shkëndija.

Gjithashtu u jemi MIRËNJOHËS dhe FALEMNDERUES deri në PAFUNDËSI për investimet, energjinë dhe kohën e harxhuar, në funksion të SHKËNDIJËS. Dhe duke e njohur CV e familjes DESTANI dhe ECOLOGUT, për të cilën jemi KRENAR unë dhe çdo SHQIPTAR anë e mbanë Botës, asnjëri nga ne nuk duam të besojmë se JU sbrapseni nga sfidat, përkundrazi JUVE dhe ECOLOGUN SFIDAT JU KANË MOTIVUAR PËR TI TEJKALUAR, SIÇ EDHE E KENI DËSHMUAR NË TË KALUARËN!

E dimë që jeni të dëshpruar me rezultatet e Shkëndijës, që është shumë normale, pasi që investimet kanë qenë stratosferike!

Por ne e dimë që Familja Destani, fjalët HUMBJE DHE ZBRAPSJE NUK I NJEH FARE, as si dukuri por as si fjalë vokabulari!

DUKE JU NJOHUR SI ALTRUIST DHE FILANTROP I THEKUR, POR EDHE SI NJERI KOMBËTAR, SHPRESOJMË DHE BESOJMË FUQIMISHT, QË JU NUK DO ZBRASENI NGA KJO SFIDË, DHE DO QËNDRONI PRANË SHKËNDIJËS DERI NË FUND! 👊🇦🇱🇦🇱🇦🇱👊

P.S. Ka pasur shumë kritika nga njerëz të shumtë, në komente dhe statuse në FB, dhe rrjetet sociale te ndryshme, por të gjitha ato kanë qenë të drejtuara ndaj kryesisë (për mënyrën e udhëheqjes), trajnerëve dhe lojtarëve! Asnjë nga ato kritika nuk ka të bëj me Ju z.Lazim Destani apo me Ecologun, pasi të gjithë e dimë se JU asnjëherë nuk keni jeni interferuar në punën dhe vendimet e kryesisë së Shkëndijës, por përkundazi jua keni lënë duart e lira në çdo vendim, dhe ju keni vënë në dispozicion buxhet të paparë!

Shpresoj të mirëkuptohem

Leave a Reply