Mustafi mungon në finalen e FA Kupës ndaj Çelzit

Futbollisti shqiptarë, Shkodran Mustafi do të mungojë në ndeshjen finale të FA Kupës Angleze kundër Çelzit. Trajneri Arsen Venger do të ketë shumë probleme me repartin e mbrojtjes për këtë ndeshje, ku përveç Mustafit do të mungojnë edhe Gabriel dhe Loran Koshçiellni. Ky i fundit nuk do të jetë drejtë oje për shkak kartonit të kuq në ndeshjen e javës së fundit kundër Evertonit, ndërkohë Gabriel dhe Mustafi për shkak lëndimeve.

“Gabriel nuk do të luaj diku nga 6-8 javë. Kemi frikë se problemet e tij mund të jenë më serioze, mirëpo lëndimi nuk ka të bëjë me ligamentet e tij, ashtu që nuk do të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Më shumë më frikëson Shkodran Mustafi, pasi ai po vuan nga një virus dhe nuk po stërvitet me skuadrën” – tha Arsen Venger para finales së Kupës.

Ndeshja finale e FA Kupës ndërmjet Çelzit dhe Arsenalit në program është me datë 27 maj dhe e njëjta do të zhvillohet në  stadiumin legjendar, “Uembli”.

Leave a Reply