Lacio rikthen Musleran, sfidohet Strakosha

Lacio po mendon për të rikthyer portierin uruguaian, Fernando Muslera.

Edhe pse portieri shqiptarë, Thomas Strakosha ka fituar besimin e të gjithëve me paraqitjet e tij në Serinë A dhe në Kupën e Italisë, së fundmi mediat pranë “bardhekaltërve” bëjnë me dije se drejtori sportiv, Igli Tare është duke punuar për rikthimin e Muslerës, që aktualisht është pjesë e skuadrës së njohur turke, Galatasraj.

Gjithnjë sipas mediave të afërta me klubin “lacial”, Igli Tare thuhet të ketë takuar Muslerën në Turqi, me të cilin kanë diskutuar pikërisht rreth transferimit të tij në “Olimpiko”.

Mbetet të shihet nëse të dyja palët do të arrijnë gjuhën e përbashkët edhe në nivel klubesh, duke pasur parasysh se Fernando Muslera është nën kontratë me Gallatasarajin deri në vitin 2018-të.

Nëse realizohet ky transferim i Muslerës, gardiani shqiptarë, Thomas Strakosha do të kishte një konkurrencë më të fortë për sezonin e ardhshëm 2017/2018.

Leave a Reply