Skënderbeu dështoi këtë vit, drejtuesit largojnë 10 futbollistë!

Skuadra 7 herë kampione e Shqipërisë, Skënderbeu edicionin  e sivjetshëm në Superligën shqiptare e mbylli në vendin e tretë, duke mos arritur asnjë objektiv të vënë në fillim të sezonit nga drejtuesit e klubit.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e skuadrës korçare për të bërë spastrim në skuadër, e cila njëkohësisht po përgatitet për Kupat e Europës dhe prurjet e reja në skuadër.

Drejtuesit, së bashku me stafin teknik kanë përgatitur listën me 10 futbollistë që do të mbyllin përfundimisht aventurën me skuadrën korçare.

Hektor Idrizaj, Gjergji Muzaka, Nuredin Orelesi, Hamdi Salihi, Aleks Predesk, Marvin Ogunjimi, Masato Fukui, Xhefri Bushi, Argjend Malaj dhe Serxhio Zhunjor janë futbollistët që priten të largohen nga Skënderbeu, edhe pse janë këto vetëm zëra që qarkullojnë nëpër mediat shqiptare, pasi një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë vetë drejtuesit korçar.

Leave a Reply