Hysaj: De Biasi nuk largohet!

Seria negative e Kombëtares së Shqipërisë ka shkaktuar polemika në opinion për ikjen e teknikut Xhani De Biasi nga stoli “kuqezi’. Mirëpo një gjë të tillë, Elseid Hysaj e mohon në konferencën për shtyp, ku mes tjerash foli edhe për ambiciet dhe atmosferën në Kombëtare.

“Trajneri e ka bërë punën e tij, por edhe ne e kemi bërë punën tonë. Tashmë të gjithë bashkë duhet ti tregojmë botës se kush jemi edhe të fitojmë. Të gjithë kemi ambicie, pas Europianit të gjithë do të dëshironim të shkonim në Rusi. Duhet të mendojmë për të ardhmen për një tjetër kualifikim. Fundi i ciklit në Kombëtare? Kjo është fjalë shumë e madhe, sepse fundi i një cikli do të thotë fundi i një skuadre. Ne jemi ende këtu, kemi shumë lojtarë të rinj. Besoj që cikli nuk ka mbaruar, por sapo ka nisur. Mediat italiane De Biasi ikën pas Izraelit? Nuk i lexoj këto lajme. Në Itali flitet shumë për këdo, për futbollistët. Për mua thanë që do të ikja te Barcelona, por nuk është e vërtetë. Nëse do të largohej trajneri do të na e thoshte, por ai nuk na ka thënë gjë dhe nuk besoj se është e vërtetë”, është shprehur Hysaj.

 

Leave a Reply