Vrenezi përzgjedhë 16 mundës për te “Margaritari i Maqedonisë”

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në Mundje, Lulzim Vrenezi, ka përzgjedhur 16 mundës për në turneun “Margaritari i Maqedonisë” që do të zhvillohet këtë fundjavë në qytetin e Shtipit.

Vrenezi në mesin e 16-të mundësve ka ftuar edhe 8 shqiptar, me Minir dhe Rijad Rexhepin, Elmedin Sejfullahu, Fati Vejselin, Behar Mahmutin, Bunjamin Nuishin, Besmir Veselin dhe Ramadan Mustafovski, ndërsa lista kompletohet me Dejan Mitrovin, Vlladimir Egorovin, Teodor Temelkovskin, Boban Savovin, Stole Eftimovin, Mihael Nikolovin, Mugamedgaxhi Nurovin dhe Aleksandar Stojanovin.

“Sivjet kemi bërë gjithçka që ky aktivitet të jetë shumë i fuqishëm, dhe për këtë flet fakti se janë paraqitur 12 shtete, në mesin e tyre edhe Kosova e Shqipëria. Maqedonia do ta paraqitet me një kombinim të mundësve të rijnë dhe senior e gjithë kjo vetëm e vetëm që të keni mundësit tonë sa më shumë përvojë nga evenimente të tilla”, është shprehur seleksionuesi Vrenezi në një deklaratë të dhënë për arenaring.

Leave a Reply