Stefano Pioli firmos për 2 vite me Fiorentinën

Stefano Pioli zyrtarisht është bërë pjesë e Fiorentës. Pioli me skuadrën “Vjollcë” ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër nëse palët mbetën të kënaqura nga bashkëpunimi.

Pioli te Fiorentina vjen si zëvendësues i teknikut portugez Paulo Sousa. 51 vjeçari gjatë karrierës së tij ka drejtuar skuadrat si Lacio, Interi, Palermo, Sasuolo, Bolonja, Parma e shumë skuadra tjera italiane.

Ai së fundmi ishte pjesë e Interit, me të cilët arriti të regjistrojë 12 fitore në 16 ndeshje në total.

Leave a Reply