Qatip Osmani rikthen Eminin te Shkëndija!?

Qatip Osmani nga e hëna edhe zyrtarisht nisi punën me ekipin e Shkëndijës. Dhe ashtu siç pritej, dëshira e tij është që në skuadër të rikthej ish futbollistët e kësaj skuadre që lanë gjurmë si te Shkëndija, ashtu edhe në skuadrat ku po luajnë për momentin.

Njëri prej tyre pa dyshim se është Izair Emini, pjesë e asaj gjenerate të artë kur në sezonin 2010/2011 bashkë me Shkëndiën u shpallën kampion. Ata bashkë ishin edhe me Renovën (2013-2015), ndërsa Qato dëshiron që sërish të jenë bashkë, kësaj rradhe te dashuria e tyre e parë, Shkëndija.

Emini aktualisht luan te skuadra kampione e Kukësit, me të cilën skuadër është në kontratë. Ai zhvilloi një sezon të shkëlqyeshëm me fanellën e skuadrës “verilindore”, duke u shpallur kampion për herë të parë në historikun e kësaj skuadre. Ishte ky titulli i tretë për Eminin që fitoi me këtë skuadër, pasi që në sezonin e tij të parë, ai me Kukësin arriti që të fitoj Kupën e Shqipërisë, e më pas edhe Super Kupën.

Vërtetë një futbollist kampion, ashtu siç pretendon të sjellë në rradhët  e veta edhe skuadra e Shkëndijës, që me Qatip Osmanin në krye dhe disa përforcime cilësore dhe të goditura shpreson të ndërpresë dominimin e Vardarit dhe të rikthejë titullin e kampionit në Tetovë.

Leave a Reply