Tifozët e Boka Xhuniors dridhin stadiumin, çahen muret e tribunës (VIDEO)

Një video material që na vjen nga Argjentina tregon efektin e çuditshëm të tifozërisë së njohur të Boka Xhuniors. Kur gjithë tifozët e kësaj skuadre të njohur argjentinase bëhen bashkë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, ata e dridhin stadiumin.

Video materialin të cilin mund ta shihni KËTU, është e frikshme, ku qartë shihen çarjet në muret e stadiumit “La Bombonera”, që hapen dhe mbyllen nën ritmin e kërcimit të dhjetëra mijëra tifozëve të Boka Xhuniors.

Leave a Reply