Manaj shumë larg Italisë! Ja destinacioni i tij i rradhës

Rej Manaj mund të lërë Italinë. Futbollisti shqiptar, sipas asaj që shkruan “Fcinternews.it” mund të transferohet në Portugali te Vitoria Guimaresh ose në Gjermani te Augsburgu.

Interi do të kthejë në bazë lojtarin pas huazimit në Serinë “B” te Piza dhe pas gjashtë muajsh te Peskara vjet në Serinë “A”, por vetëm sa për të respektuar proçedurën, pasi “zikaltërit” nuk janë të interesuar për të mbajtur atë në skuadër.

Për sulmuesin shqiptarë sërish do të ketë një tjetër huazim, ose, këtë herë edhe shitje përfundimtare.

Lajmin se Manaj do të luaj jashtë Italisë e ka konfirmuar edhe vetë menaxheri i futbollistit lushnjar, Alberto Fotnana, i cili zbuloi se për futbollistin e tij, interes konkret ka shfaqur skuadra gjermane e Augsburgut.

Për shkak të ulje-ngritjeje të sezonit të kaluar Manaj nuk është grumbulluar as në kombëtare, megjithatë mbetet një sulmues me potancial për përfaqësuesen kuqezi. Një fillim i ri te një skuadër e re jashtë Italisë konsiderohet zgjidhja më e mirë për të ardhmen e futbollistit.

Leave a Reply